Kanë përfunduar kërkimet në pjesën malore për dy policët e zhdukur, ndërsa po vazhdojnë edhe më tutje kërkimet në lumin Lepenc.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Ferizajt, Agim Gashi, ka treguar për Gazetën Express se kanë përfunduar kërkimet në pjesën malore, ku dyshohej se do të gjendeshin policët e zhdukur.
Ndërsa, Gashi ka deklaruar se kërkimet në lumin Lepenc do të vazhdojnë deri në gjetjen e policëve.
Sot kërkimet ishin përqendruar në zonën malore, ku ka ndodhur aksidenti dhe ku besohej se aty gjendej telefoni i njëri nga policët e zhdukur.
Dy pjesëtaret e Policisë së Kosovës, Malësor Dashi dhe Armend Trena, të dytë policë të stacionit të Kaçanikut, dyshohet se me veturën e tyre zyrtare, të shtunë rreth orës 21:00, derisa po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik, kanë rënë në lumin Lepenc.
Prej të shtunës mbrëma nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve, përveç veturës e cila është nxjerrë nga uji në natën e aksidentit.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...