Dy policë marrin trajtim mjekësor, i sulmoi një gjakovar

12:39 | 28 Prill 2021
arbresh.info

Një person ka sulmuar fizikisht dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Bistrazhini”, në Gjakovë, mëngjesin e të martës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor në kryerje të detyrës”, bënë të ditur policia.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme