Dje në fshatin Komoran ka ndodhur një grabitje në një objekt nën kërcënimin e armës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke punuar, dy persona të panjohur të maskuar dhe armatosur pasi kanë hyrë brenda në objekt nën kërcënim të armës kanë arritur të grabisin para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
“Fsh. Komoran, Gllogoc 22.08.2022 – 04:11. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar, dy persona të panjohur të maskuar dhe armatosur pasi kanë hyrë brenda në objekt nën kërcënim të armës kanë arritur të grabisin para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, poashtu është informuar edhe prokuror i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti i lartcekur i cili mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...