Google ADS

Dy persona të maskuar tentuan ta djegin me benzinë një shkollë në Prishtinë

08:54 | 4 Maj 2024
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të panjohur kanë hedhur benzinë dhe kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten në ora 18:05 në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë.

“Rr. Josip Rela, Prishtinë 03.05.2024 – 18:05. Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme