Dy persona të lënduar nga shembja e dheut në Novobërdë

13:15 | 2 Qershor 2020
M. A.

Dy minatorë kanë mbetur të vdekur dhe nën rrënoja pas shembjes së dheut në Minierën e Artanës.

Kanë qenë 21 minatorë brenda kur ka ndodhur shembja e dheut.

Nga Sindikata e punëtorëve të minierave për arbresh.info thonë se minatorët tjerë janë të traumatizuar nga kjo ngjarje por sipas tyre vetëm dy nga ta kanë pësuar lëndime trupore.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen Policia, zjarrfikësit e ekipe emergjente të cilët janë duke punuar për nxjerrjen e dy viktimave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme