Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 17:30 minuta në rrugën e Llapit në Obiliq, një veturë e dyshuar me targa vendore nuk i është ndaluar njësisë policore gjatë realizimit të detyrave zyrtare në pikë të kontrollit të automjeteve.
Rastin e ka treguar Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se janë marrë veprime të menjëhershme operacionale policore dhe po ashtu janë ndërmarrë për ta lokalizuar veturën e dyshuar dhe dyshohet se gjatë ikjes së shpejtësisë vetura e dyshuar ka dalur nga rruga.
“Policia ka arrestuar dy persona te dyshuar, ku pastaj ne automjetin e tyre është gjetur një sasi e narkotikeve. Personat e dyshuar janë arrestuar janë sjellur ne stacion policor, ndërsa njësitet policore duke përfshire edhe ato te antidrogës janë ne proces te trajtimit te rastit”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.
Ndërkaq, vetura ende gjendet në vendin e ngjarjes në afërsi të termocentralit “Kosova B”. ku do të ekzaminohet nga njësitet hetimore.
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...
Biden u bënë thirrje amerikanëve për qetësi dhe unitet
Yjet e njohur të Hollywood që u zotuan se do të largohen nga...
Përurohet çerdhja në Muzeqinë të Shtimës
Rezi pyetet nëse ndihet i lodhur nga loja e tij?