Dy persona janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës.
Njëri rast është në Gjilan tjetri në Gjakovë, shkruan Arbresh.info.
Për të dyja rastet nuk dihet ende vendndodhja e të zhdukurve ndërsa policia është duke vazhduar hetimet.
“Gjilan. 24.09.2023 – 18:20. Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
“Gjakovë. 23.09.2023 – 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...