Dy persona lëndohen në një aksident trafiku në Lipjan

22:22 | 24 Gusht 2020
L G

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në Lipjan.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për arbresh.info ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 19:00 në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme