Dy persona kanë humbur jetën gjatë vitit 2019, si pasojë e prekjes nga virusi HIV/AIDS, bëhet e ditur në bazë të statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Gjatë vitit që shkoi, në vend janë shënuar 6 raste të pacientëve të prekur me këtë virus vdekjeprurës, një më shumë se në vitin paraprak 2018.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Kosova ka potencial të rritjes së numrit të pacientëve ndonëse është ndër vendet me numrin më të vogël të të prekurve nga kjo sëmundje.
Nga aspekti gjinor, mbi 70 për qind të të prekurve me këtë virus janë meshkuj dhe rreth 30 për qind janë femra, ku grupmoshat më të përfshira janë 25-44 vjeç.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, komuna e Prishtinës dominon me numrin më të madh të rasteve të raportuara.
Rasti i parë me virusin HIV/ AIDS ishte identifikuar në vitin 1986.
Prej atëherë deri në vitin 2019 në Kosovë janë raportuar 128 raste, deri më tani 51 kanë vdekur.
Sëmundja e cila ndyshe njihet si “Mortaja e bardhë” vjen si pasojë e kontaktit me personat infektuar nga virusi HIV/AIDS, i cili bartet kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale, pa masa mbrojtëse.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...