Google ADS

Dy persona hedhin një bombë dore në oborrin e një shtëpie në Isniç

09:44 | 10 Shtator 2024
E.H

Policia e Kosovës raporton se dy persona të panjohur me një skuter kanë hedhur një bombë dore në oborrin e një shtëpie në Isniç.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës së dorës, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

“Isniç/09.09.2024-00:25. Raportohet se dy persona të dyshuar me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtepie kanë hedhur një bombë dore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme