Policia e Kosovës ka bërë publike dy raste të gjetjes së parave në Fushë Kosovë ndërsa tani po kërkojnë që pronarët e këtyre të hollave të shkojnë t’i marrin në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.
Në njërin rast, parat janë gjetur nga një zyrtar policor dhe në rastin tjetër nga një qytetare, që të dy rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, ku deri më tani nuk është lajmëruar askush si ankues (pronar i parave të humbura).
Rasti i parë:
Më 02.06.2020 rreth orës 20:00 në Fushë Kosovë, nga një zyrtar policor është gjetur një portofol (kuletë) me një shumë të konsiderueshme parash (shumë tre shifrore).
Rasti i dytë:
Me datë 03.06.2020, rreth orës 20:00 një qytetare i ka dorëzuar një shumë parash (dhjetë euro) njësisë patrulluese në detyrë, e cila ka deklaruar se parat e humbura i kishte gjetur në rrugë, afër rreth rrotullimit në qendër të Fushë Kosovës.
Me këtë rast falënderojmë qytetaren për gjestin e bërë dhe besimin e treguar për Policinë e Kosovës, falënderojmë njëkohësisht të gjithë qytetarët për bashkëpunimin në raste si kjo dhe jo vetëm.
Ftojmë pronarët e këtyre të hollave të shkojnë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë që të kryejnë procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura./arbresh.info
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike