Një përleshje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “B” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për arbresh.info ka thënë se nga kjo përleshje dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Më datë 11.06.2021, rreth orës 23:00, është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave,në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë. Nga hetimi preliminar janë ngritur dyshimet se, nga mjete të mprehta që dyshohet të jenë përdorur gjatë përleshjes ,dy persona kanë përsuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi Ahmeti.
Tutje, ajo shtoi se atualisht hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin e personave të dyshuar, lidhur me këtë rast i cili, është iniciuar si vrasje në tentativë./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë