Dy partitë politike, Alternativa dhe KTAP janë dy partitë e vetme politike në vend, të cilat nuk kanë paguar akoma borxhet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ua ka vënë.
Gjoba që kap vlerën e 17 mijë e 650 euro, partive iu bë nga PZAP për shkak të shkeljes së dispozitave në zgjedhjet lokale të vitit 2017, shkruan Indeksonline.
Gjatë këtij procesi zgjedhor, PZAP-i, ka dënuar me gjoba gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) subjekte politike në vlerë prej 257,350.00 euro, prej tyre 13 (trembëdhjetë) subjekte politike i kanë paguar gjobat në total prej 239,700.00 euro, ndërsa 2 (dy) subjekte politike ende nuk i kanë paguar gjobat në shumë prej 17,650.00 euro.
Subjektet politike të cilat janë dënuar me gjoba dhe të cilat i kane paguar ato, janë si në vijim:
LDK, është dënuar gjithsej: 78,550.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
L. SERBE, është dënuar gjithsej: 38,550.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
LVV, është dënuar gjithsej: 39,400.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
PDK, është dënuar gjithsej: 34,950.00 €. Ka paguar në tersi gjobat,
AKR, është dënuar gjithsej: 20,050.00 €. Ka paguar në tersi gjobat,
AAK, është dënuar gjithsej: 17,200.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
NISMA, është dënuar gjithsej: 6,950.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
KDTP, është dënuar gjithsej: 2,450.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
PDAK, është dënuar gjithsej: 250.00 €, Ka paguar në tersi gjobën,
PAI, është dënuar gjithsej: 250.00 €, Ka paguar në tersi gjobën,
LB, është dënuar gjithsej: 250.00 €. Ka paguar në tersi gjobën,
PLE, është dënuar gjithsej: 300.00 € Ka paguar në tersi gjobën,
GISDP. O.Ivanovic, është dënuar gjithsej: 550.00 € Ka paguar në tersi gjobën.
Gjithsejtë: 239,700.00 euro.
Kurse, subjektet politike të cilat janë dënuar me gjoba dhe të cilat ende nuk i kane paguar ato, janë si në vijim:
ALTERNATIVA 15,450.00 €, Nuk ka paguar,
KTAP 2,200.00 € Nuk ka paguar.
Gjithsejte: 17,650.00 euro
Mjetet financiare të paguara nga subjektet politike janë transferuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës.
Subjektet politike në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me datën 15.05.2018 kanë paguar gjobat si në vijim:
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK, ka paguar gjithsej: 78,550.00 euro,
Partia Demokratike e Kosovës – PDK, ka paguar gjithsej: 16,700.00 euro dhe,
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, ka paguar gjithsej: 17,200.00 euro.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen