Dy pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi.
Krasniqi ka deklaruar se katër pacientë të tjerë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK’së, po trajtohen me oksigjenoterapi.
“Katër pacientë ndodhen me oksigjenoterapi, ndërkaq dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë ai për rtv21.
“Është një pacient për të cilin kemi raportuar edhe më herët. Nëse marrim në përgjithësi, numri total i pacientëve që i kemi pasur të infektuar, gjysma e tyre janë shëruar”, ka deklaruar Krasniqi.
227 persona janë të infektuar nga COVID-19 në Kosovë.
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...