Dy pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë, dy me oksigjenoterapi

09:16 | 26 Maj 2020
Arbresh.info

Dy nga pacientët e hospitalizuar me Covid-19 në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë.

Kjo bëhet e ditur në njoftimin e QKUK-së për gjendjen e personave të hospitalizuar, transmeton portali arbresh.info.

Dhjetë persona janë të pranuar në Klinikë, prej tyre me Covid-19 janë gjithsej nëntë raste.

Pesë prej tyre janë në gjendje stabile, dy raste janë me oksigjentoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme