Pritjet e mëdha po vazhdojnë në kufi të Kosovës, për shkak të fluksit të madh të automjeteve të dal në Merdar.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të orës 19:44, pritja në vendkalimin kufitar me Serbinë shkon deri në dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova, shkruan Arbresh.info.
Kolona e automjeteve brenda Kosovës në këtë pikë kufitare është deri në 1 kilometër.
Pritje deri në një orë ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve arrin në 500 metra.
Ndërsa, për të hyrë në Kosovë në këtë vendkalim kufitar po pritet deri në 20 minuta./Arbresh.info/
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...