Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se pa konsensus nacional, pozita e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë do të jetë më e dobët.
Ai ka deklaruar se përfundimisht duhet ta kuptojë i gjithë spektri politik në vend, se kur është në pyetje interesi nacional, uniteti është çështje e domosdoshme.
Murtezaj ka thënë për “Epoka e re” se është optimist se shumë shpejt do të gjendet një alternativë për daljen e vendit nga situata aktuale politike.
“Nëse nuk tejkalohet nyja e krijuar, atëherë zgjedhjet e reja apo qeveria gjithëpërfshirëse me përfaqësim fer dhe të drejtë, sipas fuqisë politike të forcave politike, mbetet opsioni tjetër”, ka thënë Murtezaj.
Osmani tregon se takimet me qytetarët ishin pjesa më përmbus...
Zinedine Zidane po i kthehet futbollit në mënyrë të madhe, m...
Merr fund lidhja e çiftit të famshëm
“Fto një natë Lori dhe Sara Hoxhën”, Arbana Osmani i përgjig...
Gjermani: Dy persona u vranë, një u plagos rëndë
Intervenime në disa zona nga KRU “Prishtina”