Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare japin opsionet e zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi. Opsioni i parë, sipas tyre, ka të bëjë me refuzimin me votë të kësaj Marrëveshjeje dhe rihapjen e negociatave të reja me Malin e Zi.
Ndërkaq opsioni i dytë është dërgimi i Marrëveshjes në Gjykatën e Arbitrazhit, ndonëse për një veprim të tillë nevojitet edhe bashkëpunimi i shtetit fqinj, shkruan sot, gazeta Zeri.
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila tashmë ka bërë më shumë se dy vjet prej se është nënshkruar, mund të arrijë zgjidhje nëpërmjet disa skenarëve. Opsioni i parë, sipas ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare, ka të bëjë me refuzimin me votë të kësaj Marrëveshjeje dhe me rihapjen e negociatave të reja me Malin e Zi.
Ndërkaq, opsioni i dytë ka të bëjë me dërgimin e Marrëveshjes në Gjykatën e Arbitrazhit. Megjithëkëtë, ata konsiderojnë se duhet patjetër që të bashkëpunohet me Malin e Zi rreth kësaj çështjeje, pasi që ndryshe nuk mund të arrihet kurrfarë zgjidhjeje.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...