Policia e Kosovës ka arrestuar një person për hedhje të sprejit në një shkollë të Mitrovicës.
Si pasojë e kësaj janë helmuar dy nxënëse të shkollës, me ç’rast edhe janë alivanosur.
Nxënëset janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendimin e prokurorit.
Njoftimi i Policisë:
“Mitrovicë 06/07.02.2018-09:50/10:00. Me 07.02.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti dy ditë radhazi, brenda objektit shkollor ka hedhur sprej. Si pasojë e helmimit nga spreji, dy nxënëse të shkollës janë alivanosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e Policisë.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje