Google ADS

Dy nismëtaret e “Liria ka emër”, takohen me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn si dhe ish kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko

10:19 | 21 Nëntor 2020
A. B.

Burbuqe Berisha dhe Eliza Hoxha, dy nga nismëtaret e “Liria ka emër”, u takuan me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj si dhe ish kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko.

Këtë e bëri të ditur, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha përmes një postimi në ‘facebook’ teksa ndau disa fotografi gjatë këtij takimi, shkruan portali arbresh.info

Hoxha tregoi se arsyeja e takimit ishte shpalosja e platformës ‘LIRIA KA EMËR’ dhe qëllimi i saj në përbashkimin mbi historinë e re.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Mikëpritje e ngrohtë na u bë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erjon Veliaj. Ishim me fat që njëkohësisht takuam edhe z. Pandeli Majko i cili qëndroi pranë Kosovës gjatë kohërave të vështira kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë.
Shpalosëm platformën LIRIA KA EMËR dhe qëllimin e saj në përbashkimin mbi historinë e re.
Gjëra të mira mund të vijnë tutje përmes Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon.
Përherë knaqësi me taku e me bashkëpunu me mikeshën Andriola Kambo. Faleminderit!
Eliza Hoxha
Burbuqe Berisha /arbresh.info/

Të ngjashme