Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin të dyshuarit E.N, për vrasjen e shtetases argjentinase në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi e cila ka thënë se i pandehurit E.N sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj shtesë.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, ka thënë zëdhënësja për Arbresh.info.
Ndryshe, shtetasja argjentinase, Maria Clara Udangaray, ka vdekur të mërkurën e dy gushtit në Fushë Kosovë.
Kurse Policia e Kosovës kishte arritur ta arrestonin E.N me shtetësi zvicerane si të dyshuar për rastin.
Ndërkohë që kufoma e 27-vjeçares ende gjendet në Kosovë dhe nuk është dërguar te familja në Argjentinë./Arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...