Kolegji “Tempulli” sot ka organizuar tryezë për shkak të ngritjes së numrit të aksidenteve me fatalitet kohët e fundit në komunikacionin e Kosovës. Aty u diskutua për masat parandaluese të organeve të sigurisë, si dhe fushatat sensibilizuese për të ulur aksidentet me të vdekur.
Drejtori i këtij kolegji, Muhamed Krasniqi, ka përmendur aksidentet, me theks të veçantë gjatë stinës së verës.
“Shikuar në përgjithësi në statistika veç pas lufte i kemi diku 2 mijë të vrarë në aksidente rrugore, janë rrethana paqe e jo lufte. Ky numër i statistikave na dërgon në një rrafsh tjetër ku është ekuivalent me një shtet në gjendje lufte”, tha Krasniqi.
Më këtë rast ministri Gashi vuri në dukje se me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafikun rrugor dhe ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, Policia e Kosovës ka realizuar shumë aktivitete me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik. Gashi ka vlerësuar se edhe kjo ndihmon direkt në kuadër të politikave për komunikim me publikun, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor.
“Sipas statistikave të policisë numri i përgjithshëm i aksidenteve në periudhën Janar-Qershor 2018 , krahasuar me numrin e aksidenteve në periudhës të njejtë të vitit të kaluar është më i vogël për minus 13.25 %, periudhën e njëjte krahasuese numri i aksidenteve me fatalitet gjithashtu ka shënuar rënie, minus 19.61%, numri i aksidenteve me dëme materiale gjithashtu ka shënuar rënie me minus 50.65% , ndërsa me lëndime trupore ka ngritje për 0.46%”, tha Gashi.
Drejtori i Divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës Sabedin Mehmeti, tha se pas marrjes së detyrës ka bërë analiza për aksidente prej vitit 2002. “Përafërsisht numri mesatar prej vitit 2002 deri në vitin 2017 është 15,564 aksidente në vit, që është numër bajagi i madh për 10.800 km/katrorë e për 1 milion e 700 mijë banorë popullatë”, tha ai.
Tutje ai u shpreh se 123 aksidente me fatalitet është numri mesatar në vit, që nga viti 2005 deri në 2017, ndërsa numri i të vdekurve 143. Ai shtoi se numri mesatar i gjobave sipas është 800 – 1000 në ditë, dhe se numri i tyre vetëm është rritur nga viti në vit.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli tha se ajo çka po vërehet më së shumti në Prishtinë është mungesa e sinjalizimit të duhur në komunikacion qoftë vertikal ose horizontal. Shqetësuese për të është edhe futja e kafshëve nëpër rrugët e kryeqytetit. Si rrezik për qytetarët e sidomos për fëmijët Pacolli i përmendi qentë endacakë.
Pacolli ka thënë se në Prishtinë gjatë këtij viti nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë tryezë duke parë numrin e shumtë të aksidenteve, vlerësuan se duhet të dilet me hapa konkret me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve në trafik.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...