Dy mësuese të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë kanë rezultuar pozitive me Covid-19, mësimi nuk do të ndalet.
Janë bërë 4 ditë që kur në Kosovë ka filluar viti i ri shkollor nëpër institucionet shkollore.
E testit për Covid-19 iu nënshtruan edhe mësimdhënësit.
Dy mësuese të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë rezultuan pozitiv me këtë virus një ditë më parë.
Njëra mësimdhënëse për klasën e dytë e tjetra për të katërtën nuk do të kenë mundësi që të jenë pranë nxënësve per nje kohë.
Por drejtoria e shkollës, ani pse nuk pranuan të flasin para kamerave, thanë se ato tashmë janë zevendësuar.
Lajmin se dy mësimdhënëse kanë dalë pozitive e konfirmojnë edhe nga Komuna e Fushë Kosovës
Ali Topalli zëdhënës në këtë komunë thotë se gjendja e tyre është e mirë dhe ato gjendën në vetizolim.
Topalli shton se mësimi do të vazhdojë normalisht dhe nuk ka arsye që mësimi në shkollën “Mihal Grameno “ të ndalet.
Për këtë rast të infektimit të mësueseve me Covid dhe vazhdimit të mësimit në këtë shkollë T7 ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Arsimit por nuk ka marrë përgjigjje. Nderkohë shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë numëron mbi 3400 nxënës dhe është më e madhja në këtë komunë.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...