Dy shtetasve të Kosovës me inicialet A.D., dhe K.B., u është caktuar masë e paraburgimit prej një muaj, nga Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pasi janë zënë duke u futur në territorin e Sirisë me qëllim që t’u bashkohen organizatave terroriste atje, njofton Klan Kosova.
“Dy të pandehurit me qëllim që t’i bashkohen konfliktit të armatosur dhe inkuadrimit në kuadër të grupeve terroriste në Siri dhe Irak, me dt. 25.07.2017, janë larguar nga Kosova ku kanë kaluar pikëkalimin kufitar në Hanin e Elezit dhe me dt. 26.07.2017 kanë mbërritur në Aeroportin Ataturk të Stambollit. Me dt.28.07.2017 forcat e sigurisë Turke gjatë monitorimit të zonës kufitare me Sirinë kanë ndaluar të pandehurit A.D dhe K.B të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar të hynë në territorin e Sirisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Me këto veprime dyshohet se të pandehurit A.D dhe K.B kanë kryer veprën penale për Ndalimin e Bashkimit në Konfliktet e Armatosura Jashtë Territorit të vendit në Tentativë dhe Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj në formacionet e jashtme para ushtarake ose para policorë në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje