Një 29-vjeçar dhe një 33-vjeçar, të dy kosovarë, me plagë të mesme dhe të rënda, të shkaktuara nga armë zjarri, janë dërguar në spital nga palë të treta
Të dielën në mbrëmje janë shkëmbyer të shtëna armësh në një restorant në Rickenbach afër qytetit Wil. Me atë rast janë plagosur dy persona të moshës 29 dhe 33 vjeçe, raporton FM1Today. Autori i veprës është ende në arrati.
“Pak pas orës 23:00 Policia e Kantonit Thurgau ka marrë një mesazh se kishte ndodhur një konflikt në një restorant në Rickenbach”, thotë Daniel Meili, zëdhënës i policisë së kantonit Thurgau.
Një 29-vjeçar dhe një 33-vjeçar, të dy kosovarë, me plagë të mesme dhe të rënda, të shkaktuara nga armë zjarri, janë dërguar në spital nga palë të treta. “Ata janë trajtuar menjëherë. Për fat të mirë, nuk kanë pësuar lëndime të rrezikshme për jetën”, thotë Meili.
Kërkimet për autorin e krimit janë ende duke vazhduar. Për arsye të mbrojtjes së hetimeve, policia nuk mund të thotë nëse bëhet fjalë për një ose më shumë autorë të krimit. Policia është duke kërkuar dëshmitarë.
Në ndërkohë janë intervistuar informatorë dhe janë siguruar gjurmët.
Është duke u hetuar arsyeja e mosmarrëveshjes dhe fakti nëse autori i krimit dhe viktima e njihnin njëri-tjetrin, transmeton albinfo.ch. “Sfondi është ende plotësisht i paqartë”, thotë Meili.
Aktualisht janë duke u mbledhur të gjitha informacionet. Të dhënat e para tashmë janë në dispozicion të policisë.
Zona përreth skenës së krimit në Toggenburgerstrasse ishte rrethuar për disa orë nga zjarrfikësit e rajonit Wil./infokus/
Ngritet aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të Trepçës
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...