Google ADS

Dy kamion dhe një fugon përfshihen nga zjarri në Mitrovicë

09:28 | 23 Korrik 2023
E.H

Dy kamion dhe një fugon janë përfshirë nga zjarri në rrugën “300 dëshmorët e 1903” në Mitrovicë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, nuk dihet ende si është shkaktuar zjarri.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit është 15,000 euro.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. 300 Dëshmorët e 1903, Mitrovicë 22.07.2023 – 17:52. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohur, nga zjarri janë përfshirë dy kamion dhe një fugon (kombi). Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 15000 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme