Google ADS

Dy javë më parë Vuçiq kishte paralajmëruar aksionin në Mitrovicën e Veriut

20:32 | 28 Maj 2019
Arbresh.info

Javë më parë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e kishte ditur saktë se çfarë do të ndodhte gjatë ditës së sotme në Mitrovicën e Veriut.

Këtë, dy javë më parë Vuçiq e kishe bërë të ditur për Radio Televizionin e Serbisë, ku kishte thënë se autoritetet e Prishtinës, me qëllim që të dobësojnë mbrojtjen e veriut të Kosovës, kanë për qëllim që të hënën të arrestojnë policë serbë, shkruan arbresh.info

“Ky është një qëllim i ri me pretekstin se ata janë të dyshuar për përfshirje në korrupsion, dhe e shohin këtë si një rast të luftës kundër korrupsionit, dhe qëllimi është që Kosova dhe Mitrovica e Veriut të mbeten të pambrojtura, dhe ata duan ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të pistë”, kishte deklaruar presidenti serb Vuçiq

Presidenti Vuçiq kishte paralajmëruar se sot do të arrestohen 26 policë, por që sot janë arrestuar 19 prej tyre.

“Prej të hënës ata duan të arrestojnë 26 policë nga veriu i Kosovës dhe 15 persona tjerë me arsyetim se ata kanë marrë pjesë në korrupsion, në mënyrë që veriu i Kosovës të mbetet i pambrojtur, para se gjithash Mitrovica dhe që të mund t’i bëjnë gjërat më të ndyta kundër popullit tonë”, kishte deklaruar ai për televizionin serb RTS.

Vuçiq reagoi edhe njëherë, kësaj here ai u lajmërua pas arrestimeve, ku tha se për këtë kishte paralajmëruar më herët.

“Kjo që po ndodh sot, është ajo që ne e kishim paralajmëruar rreth 15 ditë më herët, kur e kishim alarmuar komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiq.

Policia e Kosovës ka gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion ku janë arrestuar 30 persona, duke përfshirë edhe policë. Po ashtu dy zyrtarë të UNMIK-ut janë arrestuar pasi kishte tentuar ta pengonin Policinë e Kosovës. Njëri nga zyrtarët e UNMIK-ut kishte qenë rus ndërsa tjetri serb./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme