Google ADS

Dy gra shqiptare, këshilltare komunale në Zvicër

14:42 | 11 Mars 2021
V. S.

Dy kandidatet gra shqiptare, Arbenita Shabani Zejna dhe Anita Islami, kanë fituar në zgjedhjet e 7 marsit 2021 në Zvicër.

Theksohet se ato do të jenë pjesë e Këshillit Komunal të Komunës Rolle, Kantoni Vaud, Zvicër. Arbenita është dizajnere dhe rizgjidhet për të dytën herë në këtë pozicion. Anita është 20 vjeçe dhe studion për Grafik Dizajn në Lozanë.

Ato u zgjodhën këshilltare komunale për komunën Rolle, Kantoni Vaud, Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme