Dy fëmijë në gjendje të rëndë nga aksidenti me tren në Klinë

21:58 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur sot në fshatin Dush të Klinës. Ku në aksident është përfshirë një tren dhe një veturë në vend-kalimin hekurudhor, si pasojë e këtij aksidenti gjashtë udhëtarë kanë mbetur të lënduar, prej tyre tani është konstatuar nga ekipi mjekësorë vdekja e një viktime (femër).

Dy persona fëmijë janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur për “Indeksonline” Zëdhënësi për informim në QKUK, Shpend Fazliu.

Ai ka treguar se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

“Dy fëmijë kanë ardhë në QKUK në gjendje rëndë. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme nga stafi mjekësor i emergjencës dhe po bëhen edhe ekzaminimet radiologjike”, ka thënë Fazliu për Indeksonline.

Më tutje, ai ka shtuar se stafi mjekësor po bën maksimumin. Megjithatë, ai ka theksuar se gjendja e fëmijëve mbetet e rëndë.

Ndryshe, rasti është konfirmuar për Indeksonline edhe nga Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme