Policia e Kosovës bën të ditur se dy persona janë arrestuar pasi janë rrahur mes veti.
Në rrahje janë përfshirë edhe familjarët e tyre dhe si pasojë e kësaj tre persona janë lënduar.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, në Pejë.
Raporti:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Pejë, 08.08.2021-18:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Në rrahje janë përfshirë edhe familjarët e të dyshuarve. Si pasojë e rrahjes, një mashkull dhe dy femra kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari tjetër dërgohet në mbajtje./arbresh.info/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...