Dy familje, gra e burra përfshihen në një rrahje në Pejë

10:01 | 9 Gusht 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës bën të ditur se dy persona janë arrestuar pasi janë rrahur mes veti.

Në rrahje janë përfshirë edhe familjarët e tyre dhe si pasojë e kësaj tre persona janë lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, në Pejë.

Raporti:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Pejë, 08.08.2021-18:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë,  pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Në rrahje janë përfshirë edhe familjarët e të dyshuarve. Si pasojë e rrahjes, një mashkull dhe dy femra kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari tjetër dërgohet në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme