Raportet ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Greqisë e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, me ardhjen e Qeverisë Kurti kanë ndryshuar.
Vizita të zyrtarëve të lartë të Greqisë e atyre të Kosovës në shtetin helen, kanë ndodhur në qeverisjen e Kurtit.
Kjo ka bërë që të shtohen zërat për një njohje nga Greqia.
Një gjë të tillë nuk e ka përjashtuar as Emrush Ujkani njohës i çështjeve të raporteve ndërkombëtare.
Ai për arbresh.info, ka thënë se Greqia mbetët një aleat i fuqishëm i Serbisë, por ndryshimi i qasjes së Qeverisë aktuale mund të jap shpresë se njohja mund të ndodhë.
“Greqia nuk ka qenë një nder vendet ma të zëshëm kundër Kosovës, por vetë vizitat e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë në Kosovë dhe pastaj vizita e kryeministrit Kurti atje është një tregues që njohja mundët mos me na befasua”, ka thënë Ujkani për Arbresh.info
Sipas tij, ndër faktorët që mund të sigurojë këtë njohje është qasja e Qeverisë Kurti ndaj korrupsionit dhe ndryshimi në administratën amerikane.
“Qasja Greke tani mund të ndodhë për dy arsye kryesore e para pasi tash Qeveria jonë ka një mazhorance të mirë dhe qasja e tyre për luftim të korrupsionit dhe e dyta pasi tash kemi një administrate të re të Amerikës dhe më këtë qasje pozitive edhe mund të ndodh njohja”, është shprehur Ujkani.
Ditë më parë edhe krye diplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë ka pësuar ngritje të lehtë, derisa ka shtuar se po priten lajme të mira nga ky shtet.
“Por mund të ju them se jemi në një rrugë tepër të mirë me Greqinë. Së shpejti do të kemi lajme të mira nga Greqia”, është shprehur ajo.
Greqia është një nga pesë vendet anëtare të përhershme të BE-së, së bashku me Spanjën, Sllovakinë, Qipron e Rumaninë që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
E sipas Ujkanit, njohja nga Greqia do të mund të kishte efekt edhe për njohje nga këto shtete.
E në raste së do të ndodhte një vendim i tillë, kjo do ti hapte rrugë që raportet e Kosovës të ndryshojnë edhe më katër shtete e tjera të BE-së, thotë Emrush Ujkani.
“Në raste se Greqia do të na njoh do të ketë ndikim të mirë edhe të vendet e tjera që s’na kanë njohur siç janë ato të BE-së dhe një njohje nga Greqia do të ishte njohje shumë e fuqishme pasi do të ndryshonte qasjen e shteteve të tjera”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Greqi javën e kaluar në takim me homologun grek i ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në Kosovë për vizitë zyrtare ka qenë edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias./V.S./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...