Google ADS

Dy drejtorë komunalë në Skenderaj japin dorëheqje

19:47 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se dy drejtorë komunalë kanë dhënë dorëheqje.

Jashari ka bërë të ditur se cilat janë arsyet që dy drejtorët janë dorëhequr.

Ky është njoftimi i komunës:

Së pari, Drejtori për Administratë, Hamit Geci, ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.

Së dyti, Drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, vendimi i drejtorit në fjalë as që ka ardhur në Zyrën e Kryetarit, dhe drejtori në fjalë, nuk ka pasur asnjë presion nga Kryetari i komunës së Skenderajt në punët e tij profesionale e aq më pak në punët jashtë profesionit të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme