Google ADS

Dy ditët në vazhdim të nxehta me temperatura maksimale 30 gradë

MOTI
18:55 | 11 Gusht 2020
Arbresh.info

Dy ditët në vijim në Kosovë pritët të mbajë ditë kryesisht i nxehtë.

Temperatura maksimale do të sillet deri në 30 gradë celsius në Gjakovë, shkruan portali arbresh.info.

Kurse duke shkuar nga fundjava pritet të ketë rënie të lehtë të temperaturave për shkak të destabilizimit të motit.

11.08.2020 – Dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i nxehtë. Afrimi i një frohti të ftohtë gjatë ditës së mërkurë në lindje të rajonit, orëve të pasdites do të shtojë mundësitë për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Ditën e enjte pritet të ketë intervale më të gjata me diell, megjithëse orëve të pasdites mbetet mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përgjatë viseve malore.
Të premten orëve të pasdites me rrebeshe shiu, e në fundjavë sërish pritet destabilizim i motit, kohëpaskohe me reshje shiu e bubullima, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.
Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta.

12.08.2020 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Ditën do të ketë zhvillim të vransirave, e pasdite priten edhe rrebeshe të shpërndara shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 30C, e në vise malore 13 deri 23C. Do të fryejë erë e lehtë nga veriu-verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 8.
13.08.2020 – Kryesisht me diell e nxehtë. Orëve të pasdites përgjatë viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 29C, e në vise malore 13C deri 22C. Erë e lehtë nga veriu-verilindja 1-2m/s. Indeksi UV: 8./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme