Një 13 vjeçar nga Miçigani i Amerikës ka vdekur në gjumë, dy ditë pasi kishte marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.
Megjithatë Qendra për Parandalimin e Kontrollit të Sëmundjeve (CDC) thotë se duhen bërë studime dhe analiza, për të vërtetuar nëse shkaku i vdekjes ka qenë vaksina.
Sipas prestigjiozes “Indipendent” djali fatkeq ka vdekur më 15 qershor, dy ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer / BionTech.
Adoleshent Jacob mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer-BioNTech më 13 qershor dhe vdiq më 15 qershor, sipas Detroit Free Press.
CDC njoftoi se po shqyrton shkaqet e vdekjes së djalit 13-vjeçar, duke theksuar se ende nuk mund të arrijë në përfundime konkrete.
Martha Sarah, zëdhënëse e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), tha në një deklaratë:
“Kjo çështje është nën hetim dhe është shumë herët për të thënë se cili është shkaku i vdekjes.”
Halla e 13-vjeçarit, tha për “Detroit Free Press” se djali kishte pasur ethe ndihej i pafuqishëm pas vaksinës.
Më 15 qershor, para se të shkonte në shtrat, ai u ankua për dhimbje stomaku, sipas një artikulli të “Daily Mail”.
13-vjeçari ishte nxënës në shkollën fillore Zilwaukee dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje.
Studimi për shkakun e vdekjes nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve mund të zgjasë tre deri në pesë muaj, shkruan gazeta “Daily Mail”.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...