Dy ditë para Kurban Bajramit, profesori nga Drenasi konvertohet në katolik

23:36 | 26 Qershor 2023
E.H

Vetëm dy ditë para festës së Kurban Bajramit, Shpend Rrukiqi nga Drenaci është konvertuar në fenë katolike.

Kështu ka njoftuar Kisha e Llapushnikut përmes një postimi në Facebook, përcjell Arbresh.info.

Rrukiqi është drejtor i një shkolle në Suedi por sipas njoftimit ai me mendje dhe zemër është në Dardaninë tonë.

Njoftimi i plotë:

Kisha Universale Katolike e në veçanti ajo e Llapushnikut në Drenicë është shumë e lumtur që në gjirin e saj ka pëqafuar familjen e profesorit Shpend Rrukiqi nga Drenasi, të cilët jetojnë në Suedi, por që me mendje, shpirt dhe zemër janë me Dardaninë tonë të dashur. Profesor Shpendi është drejtor i një shkolle në Vanesborgs të Suedisë që përveç obligimeve ndaj shtetit suedez punon shumë që qytetarët shqiptarë ta ruajnë identitetin kombëtar. Ndryshe, prof. Shpendi ka botuar edhe tre libra me tematika të ndryshme.
Urime pagëzimi, krezmimi dhe kungimi familje e nderuar Rrukiqi!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme