Google ADS

Dy deputetët e Vetëvendosjes që pritet të udhëheqin seancën e parë të Kuvendit

14:10 | 4 Mars 2021
V. S.

Dy deputetët e Vetëvendosjes që do ta udhëheqin seancën e parë të Kuvendit

Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë në krye të seancës së parë të Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e re.

Sipas rregullave, kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri.

Deputeti i zgjedhur më i vjetri në këtë legjislaturë është Avni Dehari.

Dehari është 73 vjeçar, derisa në seancën e parë të tij si deputet do të jetë në ulësen më të rëndësishme të Kuvendit.

Pos Deharit, në krah të tij do të jetë edhe deputetja më e re e kësaj legjislature.

Fjolla Ujkani që ishte deputete edhe në legjislaturën e kaluar si deputetja më e re do të jetë në krye edhe të seancës së parë të legjislaturës së re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme