Dy deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu dhe Rasim Selmanaj ende nuk kanë vendosur se a do të votojnë pro apo kundër marrëveshjes së demarkacionit në ditën kur ky projektligj do të sillet në seancë për t’u votuar, shkruan arbresh.info.
Që të dy kanë thënë se deri në ditën kur pritet që kjo marrëveshje të sillet në Kuvend për t’u votuar do të kenë konsultime me Grupin Parlamentar të tyre dhe vota do të dihet në ditën e votimit.
Ata kanë deklaruar se deri në atë ditë nuk e dinë se si do të zhvillohet situata rreth kësaj çështje.
Deputeti Selmanaj ka thënë për “Arbresh.info” se kohë më parë ka deklaruar se do ta japë votën e tij kundër kësaj marrëveshje vetëm nëse në projektligj nuk përfshihet raporti i komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.
Mirëpo, sipas tij tashmë pas zhvillimeve të fundit ku raporti është pjesë e këtij projektligji me tri nene atëherë gjithçka është në rregull.
Por, Selmanaj thotë se ende nuk e di se kur ky projektligj do të sillet përsëri në seancë për t’u votuar.
“A do ta votoj, apo nuk do ta votoj ne do të kemi konsultime me Grupin Parlamentar edhe vota ime edhe e grupit do të shihet në ditën kur votohet .Ende nuk e dimë se kur do të jetë në seancë ky projektligj edhe po ashtu nuk e dimë deri në ditën se kur do të nxirret në seancë se çfarë zhvillime do të ketë, prandaj ne po i presim këto zhvillime deri në seancë dhe normal që do të jemi në koordinim me Grupin Parlamentar”, ka thënë ai.
Ndërkaq se si do të veprojë Selmanaj në momentin kur marrëveshja të shkojë në Kuvend për t’u ratifikuar, ai ka thënë se deri atëherë do të kenë konsultime.
“Nuk po deklaroj që e votoj sepse ne do të kemi konsultime sepse nuk e dimë se si do tëzhvillohet situata deri atëherë”, ka thënë Selmanaj.
Ndërsa deputetja Haxhiu duke mos dashur të bëhet e qartë rreth votës së saj për demarkacionin ka thënë për “Arbresh.info” se ky projektligj ende nuk dihet se kur do të sillet në seancë.
“Ende nuk e kemi në agjendë këtë projektligj, nuk kemi informata, kur të vjen pastaj e shohim dhe vendosim . Na njofton kryesia e Kuvendit kur vjen në agjendë”, ka thënë Haxhiu për Arbresh.info.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se seanca për demarkacionin mbahet atëherë kur të arrihet një konsensus mes deputetëve për ta votuar këtë marrëveshje.
Veseli ka thënë se ka shenja të mira në këtë drejtim dhe se pritet reflektim i deputetëve që të votojnë pro demarkacionit.
“Qytetarët na presin të realizojmë marrëveshjen, ta ratifikojmë, e cila ka mbet deri me tani pa u ratifikuar. Shumë shpejt presim edhe reflektim të kolegëve opozitar, ka shenja të mira dhe po besojmë se do të arrijmë konsensus. Është në interes të qytetarëve, në të mirë të vendit. Nuk e dërgojmë në Kuvendit se na duhet konsensusi na duhen disa vota, dhe vetëm një reflektim më qytetar i një pjesë të VV-së do të kishim shkuar drejt në seancë” ka thënë Veseli.
Seanca për shqyrtimin dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka dështuar për tri herë radhazi për shkak që nuk janë siguruar votat e mjaftueshme./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,