Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, rënien e LDK-së dhe për rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje e cila doli partia e parë me rreth 48% pa votat e diasporës dhe ato me kusht.
Sejdiu tha se VV-ja është rritur për dy arsye. E para sipas tij është strategjia interesante dhe joshëse e kësaj partie dhe e dyta, sipas Sejdiut, është një shpërthim i zhgënjimit.
“Unë them se dy çështje janë themelore, e para është ajo që VV-ja ka ecur në etapa, ka pasë një strategji interesante ndoshta edhe joshëse për brezin e ri. Ka pasë një strategji të atakojë pika të caktuara sidomos në situata të mosplotësimeve të projekteve të tjera. E dyta paralelisht është një shpërthim i zhgënjimit dhe i goditjes së drejtpërdrejt të formacionit të LDK-së me pjesën e ofertës së saj me pjesën e pamundësisë së njerëzve të jenë pjesë aktive e proceseve për ndërtimin zhvillimin dhe realizimin e projektit të saj”, tha Sejdiu./Express/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës