Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në Mitrovicë kanë konfiskuar dy armë.
Rasti i parë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në orët e pasdites së djeshme në Mitrovicë, ku si rezultat i bastisjes në shtëpinë e një të dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Sipas njoftimit për media rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në orët e mbrëmjes, ku gjatë kontrollit të detajuar të një veture është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Armët e konfiskuara do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “armëmbajtje pa leje”.
11 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1” dënohen me 31 vje...
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen