Në konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë, është gjithashtu në lojë edhe trashëgimia e politikës së jashtme të Angela Merkelit, por edhe stabiliteti i Evropës dhe e ardhmja e aleancës perëndimore, raporton e përditshmja gjermane Deutche Welle, transmeton zeri.info.
Kontribuesi i Këshillit për politikë të demokratizimit, qendra transatlantike kërkimore me bazë në Berlin, Bodo Weber pohon për Deutsche Welle se negociatat midis Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, filluan në vitin 2012 pikërisht me iniciativën e Kancelares Merkel, ndërkohë që nga fillimi i vitit vërehet një ofensivë e dukshme diplomatike amerikane.
Weber thekson se në sfondin e këtyre negociatave shtjellohet ideja e shkëmbimit të territorit, por me vërejtjen se askush nuk ka njoftuar ende një plan të qartë. Gjithashtu, thotë Weber, kundër këtyre ideve u shpreh para së gjithash qeveria gjermane dhe vet kancelarja gjermane, gjë që çoi në keqkuptimin e këshilltarëve të saj.
“Pas luftës në Kosovë, Beogradi ka refuzuar çdo kompromis të bazuar në realitet, duke përfshirë edhe planin e të dërguarit të OKB-së Martti Ahtisaari, të cilin Prishtina u detyrua ta zbatojë në mënyrë të njëanshme, në kuadër të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thotë Weber dhe shton:
“Vetëm disa vite më vonë, Kancelarja Merkel ishte ajo që për zgjidhjen e konfliktit të bllokuar mbi statusin e përdori aspirimin e Beogradit drejt BE-së – duke kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë me njohjen e realitetit të humbjes së Kosovës – dhe e mbështetur edhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara ka bërë një progres historik. Në marrëveshjen e prillit 2013, Beogradi në të vërtetë e njohu Kosovën. Kryeministri i atëhershëm serb Ivica Daçiq publikisht kishte deklaruar se politika dhe shoqëria kanë gënjyer për një dekadë të tërë që Kosova është ende pjesë e Serbisë”.
Edhe pse BE-ja nuk e kishte vendosur në mënyrë të qartë një objektiv të dialogut, për të dyja palët ishte e qartë se kjo do të thotë normalizim i plotë i marrëdhënieve, duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë. Në këtë drejtim mund të kuptohen dhe deklaratat e Angela Merkelit dhe pastaj ministrit të Jashtëm Guido Westerwelle – se koha për ndryshimin e kufijve në Ballkan ka përfunduar”, vazhdon Weber.
Ai beson se për shkak të kësaj, negociatat e reja “sekrete”, përbëjnë një hap me të vërtetë drastik të kthimit prapa të politikës, ndërsa të gjithë akterët kanë motive të ndryshme. Sipas tij, Serbia kërkon të shfrytëzojë dobësinë aktuale politike të BE-së në mënyrë që të nxjerrë më shumë se sa që ishte e mundur nga kornizat e dialogut të rënë dakord më parë. Gjithashtu, ajo dëshiron
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...