Ish-anëtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi ka thënë se LVV po pretendon gabimisht sa vetëm ajo ka të drejtën për të formuar qeverinë dhe në kohë të pacaktuar.
Dushi në “Debat Plus” ka thënë se shumë pak kushtetuta në botë e caktojnë kohën kur duhet që partia fituese të dërgojë emrin e mandatarit.
“Kjo nënkuptohet për shkak se partia e parë dëshiron që sa më shpejt të formon qeverinë dhe nga ana tjetër ka edhe përgjegjësinë e partisë që duhet të formojë institucionet”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Zëvendësministri i Drejtësisë në detyrë, thotë se Kuvendi ka mandat katër vjeçar dhe formimi i një qeveri të re është i ligjshëm.
“Nuk mund të mbetet vendi me qeveri në detyrë deri në fund të mandatit e as nuk mund të detyrohet kuvendi ta shpërndajë veten kur presidenti nuk e ka atë mundësi”.
Dushi thotë se Presidenti dhe subjektet tjera politike ia kanë njohur Vetëvendosjes përparësinë e krijimit të qeverisë.
“Por Vetëvendosje po bënë një interpretim të gabueshëm. Nëse e shohim edhe në shkresat e tyre ata po deklarojnë se subjekti i parë ka ekskluzivitet të pa afatizuar për krijimin e qeverisë”, tha ndër të tjera Florian Dushi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...