Google ADS

“Durrësi po diskriminon autobusët kosovarë”

23:55 | 18 Korrik 2017
M. A.

Ruzhdi Kurtishaj nga Shoqata e Turizmit të Kosovës, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se vendimi i Bashkisë së Durrësit për të mos lejuar qarkullimin e autobusëve me turistë nëpër qendër të qytetit ka është diskriminues ndaj turistëve nga Kosova.

Ai ka deklaruar se për dallim nga autobusët e shteteve tjera të cilët kalojnë pa problem, ata kosovarë gjobiten nëse kalojnë nëpër ato rrugë, njofton Klan Kosova.

“Këto problematika kanë ndodhur edhe vitin e shkuar. Por deri tani nuk ka pasur kurrfarë njoftimi se do të ndodhë kjo ndalesë”.

“Ky është njëlloj selektimi që u bëhet vetëm kompanive nga Kosova. Mesa ne kemi parë nuk ka autobusë nga shtetet tjera, që ndalohen në këtë mënyrë. Është vendim, ndoshta jo i drejtë, ndoshta i drejtë, të cilin e merr vet bashkia. Por diskriminim ka. Do të duhej që të njoftoheshim me kohë”.

“Shqipëria ka treguar se është e hapur për turistët nga Kosova. Por ka një lëvizje në turizmin në Shqipëri, pasi tani ajo vizitohet edhe nga turistë të shteteve tjera, si Polonia, Bosnja, e të tjera. Ata autobusë nuk gjobiten, por autobusët kosovarë po”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme