Durrës, vritet 58-vjeçari për motive pronësie

21:33 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Një pronar i një picerie në zonën e Portit të Durrësit është vrarë me thikë mbrëmjen e së martës.

Policia ka arrestuar 3 personat që vranë shtetasin Agim Arapi, rreth 60 vjeç. Bëhet fjalë për dy vëllezër, Kostandin Ekonomi dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndrri i Kostandinit, Jurgen Kurti.

Dyshohet se Agim Arapi është konfliktuar për motive pronësie me personat që e sulmuan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme