Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi janë takuar me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Shaqirin.
Me anë të një postimi në Facebook, Durmishi tha se i ka gëzuar fakti që ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë dhe autostrada Shkup-Bllacë janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së re maqedonase, shkruan Arbresh.info.
“Duke e uruar zëvendësministren për pozitën e saj të re i dëshiruam shumë suksese dhe njëkohësisht i ofruam bashkëpunimin tonë të sinqertë dhe shumë konstruktiv në kuadër të dy ministrive tona”, ka shkruar zëvendësministri.
“Ditëve në vazhdim priten hapa konkret drejtë realizimit të këtyre projekteve me rëndësi të veçantë për ne”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag