Durmishi takon deputetët, diskutojnë për kriteret që duhet t’i plotësojnë kompanitë e autobusëve

09:41 | 29 Korrik 2021
S D

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi mëngjesin e së enjtes është takuar ne anëtarë të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, raporton Ekonomia Online.

Temë e takimi do të jenë kriteret që duhet t’i plotësojnë kompanitë e autobusëve.

Në këtë takim e pranishme ishte kryetarja e komisionit Fitore Pacolli dhe anëtari tjetër i Komisionit Ekrem Mustafa.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Deputetët në mbledhjen e fundit kishin marrë vendim ta vizitojnë këtë institucion pas aksidentit në Kroaci ku humbën jetën 10 kosovarë e u lënduan shumë të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme