Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimishi ka njoftuar se ka filluar punimet për ndërtimin e rrugës Kërstec – Pakishtë – Zapod.
Me anë të një postimi në Facebook, Durmishi tha se rruga është me gjatësi 6.3 kilometra e me kosto të ndërtimit 2.3 milion euro e financuar nga qeveria e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, kjo është hera e parë që eskavatorët nga Kosova ndërtojnë rrugë edhe brenda territorit të Shqipërisë.
“Për herë të parë eskavatorët nga Kosova ndërtojnë rrugë edhe brenda territorit të Shqipërisë Në bazë të marrëveshjes ndërmjet dy qeverive tona filluam me punime për ndërtimin e rrugës Kërstec – Pakishtë – Zapod. Rruga është me gjatësi 6.3 kilometra e me kosto të ndërtimit 2.3 milion euro e financuar nga qeveria e Kosovës.”, ka shkruar Durmishi.
Ndër të tjera ai tha se kjo rrugë është vetëm fillimi për të vazhduar edhe me shumë rrugë që siç tha ai, lidhin fshatrat në brezin kufitar të ndarë padrejtësisht./Arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...