Durmishi: Nga 57 milionë në mirëmbajtje, kemi zbritur në 30 milionë euro

13:10 | 3 Gusht 2023
L G

Zëvendësministri i Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, ka vlerësuar punën dhe për buxhetin e kursyer në këtë ministri.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook”, Durmishi ka reaguar ndaj kritikave drejtuar ndaj punës së tij në si drejtues në Minisitrinë e Mjedisti dhe Planifikimit Hapësinor.

Zëvendësministri Durmishi qartësoi angazhimin e tij në këtë dikaster të qeverisë, teksa sqaroi pagesën që është bërë për një kontratë të mirëmbajtjes.

“Sulmet që na bëhen vazhdimisht janë edhe për shkak se nuk ka më pozicione të tilla”, ka shkruar Durmishi.

Ai, më tej sqaroi se nga 57 milionë, sa ka kushtuar mirëmbajtja në të kaluarën për tre vjet, në qeverisjen e tashme është zbritur në 30 milionë euro.

“Nga 57 milion sa ka kushtuar mirëmbajtja në të kaluarën për tri vite ne e kemi zbritur në 30 milion euro.

Vazhdojmë dhe nuk ndalemi asnjëherë”, ka shkruar në fund, zëvendësministri Durmishi në “Facebook”./Arbresh.info/

&

Të ngjashme