Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Hurmishi ka bërë të ditur se janë vazhdimisht në terren teksa thekson se kompanitë e mirëmbajtjes janë duke pastruar rrugët e mbushura me borë në gjithë territorin e vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Durmishi ka kërkuar nga pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ai thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Postimi i plotë:
Ne vazhdimisht jemi në teren.
Në gjithë territorin e Kosovës kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht duke punuar.
Megjithë punën e pandërprerë, reshjet e borës janë të vazhdueshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar dhe përshtatje me kushtet në rrugë.
Në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...