Google ADS

Durmishi ndan pamje nga punimet e rrugës Mitrovicë-Bajgorë-Kërpimeh

19:10 | 12 Dhjetor 2024
E.H

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar disa pamje nga punimet në rrugën regjionale R129 Mitrovicë-Bajgorë-Kërpimeh.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Durimishi tha se ndërtimi i kësaj rrugë me vlerë prej 3.8 milionë euro ka filluar në shtator, ndërsa punimet vijojnë me hov.

“Pamje nga punimet e rrugës Regjionale R129 Mitrovicë – Bajgorë – Kërpimeh. Ndërtimi i kësaj rruge me investim rreth 3.8 milionë euro ka filluar në shtator të këtij viti dhe po vazhdon me hov sipas planit dinamik, ku për momentin po punohet në ndërtimin e mureve mbrojtëse”, ka shkruar Durmishi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme